Të gjitha lajmet

GJAKOVË

Vëllaznimi alarmon

Vëllaznimi alarmon

5 September, 2019 @12:04

Skuadra e Vëllaznimit pas dështimit të inkuadrimit në Superligë përmes barazhit, është në krizë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi gjakovar, përmes një postimi që ka bërë sot, duke alarmuar për pushim të aktivitetit për shkak të borxheve të grumbulluara.

Në dy xhirot e para të stinorit, Vëllaznimi ka nxjerrë dy barazime duke tubuar dy pikë.

POSTIMI I PLOTË I KF VËLLAZNIMIT:

SITUATË ALARMANTE NË KLUB - Nuk mbahet në mend që Klubi i Futbollit Vëllaznimi të ketë qenë ndonjë herë në situatë më të vështirë se që është aktualisht. Me probleme të mëdha financiare por edhe organizative, pa kryetar e pa kryesi, situata në klub është alarmante. Kryetari aktual, z.Agim Cana, i cili për një vit e gjysmë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, ka paraqit dorëheqje nga ky post, dorëheqje kjo që nuk është pranuar nga zyrtarët më të lartë komunal. Pavarësisht kësaj, ai, tash e një kohë është larguar nga Kosova. Në ndërkohë fare nuk është sqaruar se kush do të merr përsipër shlyerjen e borxheve të prapambetura por as kush do të merr përsipër financimin e mëtutjeshëm të veprimtarisë së Klubit. Bizneset gjakovare nuk kanë dëshmuar gatishmëri të theksuar, ndoshta edhe nga pamundësia, që të ndihmojnë ndjeshëm financiarisht Klubin, ndërsa vetë komuna e Gjakovës nuk po gjen formë që ta bëjë një gjë të tillë. Këto robleme financiare e organizative kanë reflektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në situatën në skuadrën e seniorëve (por edhe atë të juniorëve). Kështu, futbollistët, atë që e kishin paralajmëruar disa herë kohë më parë, e jetësuan dje (e mërkurë). Të pakënaqur me mosshlyerjen e borxheve të prapambetura dhe mospagesën e pagave për këtë edicion të garave, ata, të mërkurën nuk pranuan të stërviten, duke paralajmëruar se nuk do t’i kthehen stërvitjeve deri sa të mos përmbushën obligimet financiare ndaj tyre. Kjo ka bërë që situata në klubin Vëllaznimi të jetë vërtet alarmante, dhe, nëse brenda pak ditëve të ardhshme nuk gjendet ndonjë zgjidhje emergjente, Klubi i formuar para 94 vitesh dhe i regjistruar zyrtarisht para 92 vitesh, fatkeqësisht, rrezikon seriozisht të pushon aktivitetin përkohësisht apo për një kohë më të gjatë.

VËLLAZNIMI - DRENASI

Barazim me Drenasin, s’ka fitore për Vëllaznimin

Foto: KF Vëllaznimi

1 September, 2019 @18:07

Pas barazimit në xhiron e parë ndaj Onixit, Vëllaznimi ka gabuar edhe në takimin e parë të sezonit sa i…

VITIA 0-1 BESA

Norik Krasniqi vendos, Besa lidere

Pamje nga arkivi

31 August, 2019 @20:14

Skuadra e Besës së Pejës ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro. Pas demolimit të Vllaznisë në xhiron e parë…

ISTOGU 2-0 ONIX

Rexhaj e Jahaj për fitore në derbin lokal

Foto: KFIstogu

31 August, 2019 @20:02

Istogu ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e dytë të stinorit në Ligë të Parë duke e mposhtur Onixin…

LIRIA 1-0 KEK

Jasmin Muhovic mban Lirinë në krye

Pamje nga arkivi

31 August, 2019 @19:50

Liria ka vazhduar me paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e dytë të vështirë të stinorit të Ligës së Parë.…

DUELET E XHIROS II

Një ndeshje shtyhet, të tjerat në fundjavë

29 August, 2019 @14:03

Xhiroja e dytë e Ligës së Parë të Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ndërsa skuarat që mëtojnë rikthimin në…

Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë