Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 7

Vëllaznimi dënohet me 400€, Peja me 600€

Foto: KBVellaznimi/fb/qiellicreative

Vëllaznimi dënohet me 400€, Peja me 600€


26 October, 2022 @11:21

Fedarata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar së fundi Informatorin nga xhiroja e fundit e ciklit të parë të ndeshjeve të Superligës, ndërsa në përballjet e këësaj xhiroje janë shqiptuar dënime thuajse për secilin ekip, pos Yllit (as ekipi - as lojtarët).

Kështu, Vëllaznimi ka marrë dënim prej 400 eurosh për shkak të shkeljes së nenit 49.7 të Propozicioneve të Garave (PG). Ky nen thotë: Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK, etj.

Në përshkrimin e sjelljes së akterëve të ndeshjes, te sjellja e shikuesve është theksuar: është hedhur një shishe plastmase, është fishkëluar himni i Kosovës para se të filloj ndeshja, shikuesit vendas kanë ndezur lecka që ka krijuar tym në palestër. 

KB Peja - gjobë 600 euro, KB Rahoveci pa Chris Seeleyn

KB Peja - Karagaç - full court

Peja në anën tjetër, është gjobitur me 600 euro. Verdhezinjtë janë dënuar për mosrespektim të nenit 49.4 të PG-së. Ky nen thotë: Hedhje e gjësendeve të rënda që mund të shkaktojnë lëndime të rënda.

Në përshkrimin e ngjarjes Informatori Nr. 7 i Superligës ka shkruar: pas përfundimit të ndeshjes Chris Seeley (KB Rahoveci) hedh me top një të pranishëm në VIP Zone, pastaj ia kthen topin lojtarit, ku nga tribuna kryesore e ngrit gishtin e mesëm dhe aty fillojnë hedhjet në parket me shishe, shkrepëse. I njëjti person që u godit me top, përcjell lojtarin Seeley te hyrja dhe e godet me karrige, ku tollovia e bërë evitohet me ndihmën e sigurimit për tu qetësuar situata. Nuk ka qenë e mjaftueshme policia!

Seeley (lojtar i Rahovecit) ndërkaq, është dënuar me një ndeshje moslojë konform nenit 50.9 të PG-së. Ky nen thotë: sjellje josportive e konstatuar në bazë të fletëparaqitjes nga personat zyrtarë, xhirimeve, apo cilitdo zyrtar të lartë të FBK-së.

Nga dënimet/gjobat tjera prej xhiros së shtatë:

Arbër Sinani (Vëllaznimi) 50 euro për GT;
Erjon Kastrati (Trepça) 50 euro për GT;
Ljubomir Minchev (Trepça) 50 euro për GT;
Prentiss Nixon (Bashkimi) 50 euro për GT;
Edin Kërveshi (Bashkimi) 50 euro për GT;
Lejson Zeqiri (Prishtina) 50 euro për GT;
Urim Zenelaj (Prizreni) 300 euro për gabim përjashtues i lojtarit;
KB Prishtina 200 euro për organizimin e dobët të tavolinës zyrtare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga