Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi falenderon juniorët që s’lejuan klubin të bie nga liga

Fotot: TOPSPORTI/ D.S.

Vëllaznimi falenderon juniorët që s’lejuan klubin të bie nga liga


6 December, 2021 @14:26

Klubi futbollistik Vëllaznimi përmes një komunikate të lëshuar në llogarinë e klubit në Facebook ka falenderuar juniorët e ekipit që s’kanë lejuar që klubi të bie në rang më të ulët të garave automatikisht.

Ata kanë falenderuar gjithashtu edhe tifozërinë që s’i ka lënë asnjëherë vetë në stadium, ndërsa për informata tjera në pushimin sezonal, kanë bërë të ditur se do të njoftojnë opinionin në kohë.

KF Vellaznimi

Kujtojmë, Vëllaznimi kishte nisur në mënyrë thuajse perfekte stinorin 2021/22 në Ligën e Parë Grupi A, duke rreshtuar fitoret dhe duke okupuar vendin e parë të renditjes, që garanton Superligën!

Por, me shfaqjen e krizës financiare në klub, trajneri i atëhershëm Granit Begolli u largua, pas së cilit nisën bojkotin edhe futbollistët senior të ekipit. Rezultatet negative filluan, por juniorët dolën së paku në ndihmë që të zhvillojnë ndeshjet dhe të mos përjashtohet klubi nga garat dhe të dënohet me rënie në Ligë të Dytë të Kosovës.

KF Vellaznimi

FALENDERIMI I VËLLAZNIMIT:

KF Vëllaznimi përfundoj sezonin vjeshtor dhe ndeshjen e kupës së Kosovës.
Falenderojmë shtabin teknik, lojtarët dhe stafin punues për kontributin e dhënë në sezonen vjeshtore.
Filluam një kampionat në mënyren më të mirë të mundur, por kriza financiare bëri që ta ndryshoj rrjedhen dhe drejtimin e gjithqkaje në klub.
Nga kriza finaciare, futbollistët e ekipes së parë morën vendim që ti bojkotojnë stërvitjet dhe katër ndeshjet e fundit të mos i zhvillojnë.
KF Vëllaznimi ishte detyruar që ndeshjet ti luaj me junior. Nëse KF Vëllaznimi nuk do ti zhvillonte dy ndeshje, sipas rregullores së garave do të denoheshim deri me zbritje në Ligen e Dytë.
Klubi falenderon përzemërsisht juniorët që zhvilluan ndeshjet dhe nuk e lanë klubin që të denohet deri me largim nga Liga e Parë e Kosovës.
KF Vëllaznimi falenderon tifozët të cilët asnjëher nuk munguan në përkrahje të klubit.
Për ç’do infromacion ju lajmërojmë në ditët në vijim!
Me respekt
KF Vëllaznimi.

- - - - - - - - - -

Përndryshe pas 5 fitoreve të arritura dhe 1 barazimi me seniorë Vëllaznimi ka regjistruar 5 barazime e 3 humbje me juniorët, për të kryer vjeshtën në Ligë të Parë Grupi A në pozitën e katërt me 21 pikë!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë