NË GJAKOVË
Vëllaznimi i fton të rinjtë në Akademi
5 June, 2019 @13:06
Skuadra e Vëllaznimit, që nuk arriti të sigurojë Superligën 2019/20 duke u mposhtur në duel të barazhit nga Trepça’89, ka bërë të ditur se këtë verë do të nis puna me Akademinë e klubit.
Kështu, ekipi fton të rinjtë e moshave prej 7 deri në ato 16 vjeçare të qytetit që Akademia nis më 13 qershor 2019.
Trajner do të jetë kryetrajni aktual i Vëllaznimit, Blerim Mula.
“Kushtet për stërvitje do të jenë optimale duke filluar nga rekuizitat profesionale ku do të paiset çdo vijues i kësaj akademie, të gjitha paisjet përcellëse për zhvillimin e stervitjes, tereneve të përshtatshme, kontrollat e vazhdueshme mjekësore e shumë risi tjera ku me kalimin e kohës do të bindeni edhe vetë,” ka bërë të ditur njoftimi i kuqezinjëve të Gjakovës sot.
Në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja solemne e stadiumit me bar sintetik në Shkugëz. Ndërsa të interesuarit për të qenë pjesë e Akademisë duhet të paraqiten në Hotel Apollonia, në oraret 10:00-13:00 dhe 16:00-18:00.