Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA BARAZHIT

Vëllaznimi me 10 autobusë në “Fadil Vokrri”

Foto nga arkivi

Vëllaznimi me 10 autobusë në “Fadil Vokrri”


31 May, 2019 @11:58

Skuadra e Vëllaznimit që po kërkon të arrijë Superligën, ka bërë të ditur sot se do të organizojë 10 (dhjetë) autobusë për në Prishtinë në ditën e ndeshjes.

Vëllaznimi luan më 1 qershor 2019 (ora 16:00) përballjen me Trepçën’89, ku fituesi i përballjes do të sigurojë stinorin 2019/20 në Superligë. Humbësi do të merr pjesë në Ligë të Parë.

MË SHUMË PËR NDESHJEN

E për të bërë atmosferën sikurse në Gjakovë, drejtuesit e klubit përmes një njoftimi të lëshuar para pak çastesh kanë bërë të ditur se nisja e organizuar bëhet nesër.

“Për ndeshjen e barazhit që do të zhvillohet me 01.06.19 në Stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku dihet se interesimi është shumë i madh, për të gjithë tifozët e klubit kemi organizuar 10 autobusë, të shtunën me 01.06.19 tubimi do të bëhet tek Hotel Pashtriku në orën 13:00, kurse nisja do të bëhet në orën 13:30,” ka shkruar njoftimi i klubit gjakovar.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga