XHIROJA 15
Vëllaznimi po kërkon fitoren e parë të stinorit ndaj Rahovecit
16 January, 2021 @11:38
Pjesa e dytë e stinorit në Superligë, do të hapet me ndeshjen në mes të Rahovecit dhe Vëllaznimit.
Lideri i Superligës, Rahoveci, ka një seri prej 3 fitoreve rresht, kurse Vëllaznimi nuk po fiton në 3 ndeshjet e fundit.
Rahoveci gjatë këtij stinori e mposhti Vëllaznimin në dy ndeshje (88-65, 57-68).
Gjatë afatit kalimtar, Rahoveci nuk ka shtuar asnjë lojtarë në skuadër, derisa u largua Fisnik Juniku, kurse Vëllaznimi u forcua me Andi Shehun, Atik Koshin dhe Engjull Sollovën.