Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI

Vëllaznimi prezanton dy përforcimet e para

Foto: FC Vëllaznimi

Vëllaznimi prezanton dy përforcimet e para


27 August, 2020 @15:45

Më në fund skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ka “thyer” qetësinë verore.

Skuadra gjakovare para pak minutave njoftoi për dy përforcime. Bëhet fjalë për futbollistët Ermir Shabani (mbrojtës i djathtë) dhe Erlind Shabani (mesfushor), të cilët që nga sot do të jenë pjesë e Vëllaznimit.

Që të dy këta te Vëllaznimi transferohen nga FC Prishtina.

XHIROJA E PARË - LIGA E PARË

Ndërkohë, nga sezoni i kaluar në klubin gjakovar kanë mbetur Ardit Vokshi, Arlind Basha, Antonio Marku, Agon Stuja, Rron Rogova, Bernard Kastrati, Andi Delija, Gardison Tunaj, Ermir Nikoliqi, Etnik Kameri, Mentor Nikmengjaj, Arbias Godeni, Art Rudi dhe Edi Rudi.

Të drejtuar nga kryetrajneri Ekrem Radoniqi, gjakovarët këtë sezon do të garojnë në Grupin A të Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë