Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Vëllaznimi shton edhe 2 përforcime

Vëllaznimi shton edhe 2 përforcime


30 January, 2022 @18:28

Edhe dy përforcime të tjera te skuadra e Vëllaznimit!

Skuadra gjakovare që në pranverë do të drejtohet nga prizrenasi Genc Tamniku, sot ka shtuar në skuadër edhe dy përforcime të tjera.

Në radhët e Vëllaznimit është rikthyer Leonard Memaj, mbrojtësi i djathtë që dikur ishte pjesë e juniorëve të Vëllaznimit ndërsa së fundi luajti te KF Dardanët në Ligën e Dytë të Kosovës, si dhe Ukshin Hoti, mesfushori anësor që deri më tash ishte pjesë e Gjilanit në Superligë.

TABELA AKTUALE

Pranverën Vëllaznimi do ta fillojë nga vendi i katërt i Grupit A në Ligën e Parë, e numri i shumtë i përforcimeve në janar jep shenja të qarta që Vëllaznimi ka për synim ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga