Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KERASAN PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi vazhdon rrugën pa humbje

TOPSPORTI / A.P

Vëllaznimi vazhdon rrugën pa humbje


29 November, 2019 @23:21

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, nuk ka pësuar as në ndeshjen e shtatë të stinorit.

Kuqezinjtë e mposhtën Kerasan Prishtinën me rezultat 63-78.

Pesë lojtarë te Vëllaznimi luajtën me pikë dyshifrore. Amerikani Xavier Newson ishte më i dalluari me 20 pikë e 16 kërcime, derisa u ndihmua nga Bujar Qeku me 17 pikë e 18 kërcime, Genis Mati me 12 pikë, Arion Balluku dhe Bleonis Tanushi me nga 10 pikë të tjera.

Te Kerasan Prishtina u veçuan Endrit Berisha me 23 pikë e 7 kërcime dhe Shpat Mustafa me 15 pikë e 4 kërcime.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi me 7 fitore e 0 humbje është skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë deri më tani, derisa Kerasani ka bilanc prej 3 fitoreve e 3 humbjeve.

Skuadra gjakovare në xhiron tjetër pushon, kurse Kerasan Prishtina përballet me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë