Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NE GJAKOVE

Vëllaznimi zyrtarizon edhe trajnerin e huaj

Ljupco Malinkov, derisa drejtonte ekipin Feni Industries. Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI

Vëllaznimi zyrtarizon edhe trajnerin e huaj


29 September, 2020 @22:43

Të rikthyerit në Superligë, KB Vëllaznimi, kanë zyrtarizuar sonte edhe trajnerin e ri për stinorin 2020/21.

Ndihmës trajneri i Maqedonisë Veriore, Ljupcho Malinkov do të merr drejtimin e skuadrës gjakovare në fillim të stinorit.

Ai, sipas kuqezinjëve të Gjakovës, ka thënë se do të punohet maksimalisht për të arritur qëllimet e klubit për stinorin e ri të Superligës.

Vëllaznimi këto ditë është aktiv, pasi që ka ruajtur pjesën më të madhe të ekipit dhe ka filluar të marr edhe lojtarë të huaj, ndërsa së fundi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me trajnerin Malinkov.

Trajneri 37-vjeçar së fundi ka qenë duke punuar për Pelisterin në elitën e basketbollit maqedonas, ndërsa vazhdon të mbajë detyrën e ndihmësit të reprezentacionit.

Më parë ai ka drejtuar edhe skuadrën Feni Industries, ndërsa ka përvojë kundër skuadrave kosovare që kanë qenë pjesë e BIBL përgjatë stinorit 2016/17.

Ai ka mposhtur edhe Pejën edhe Trepçën në përballjet grupore të këtij stinori në BIBL, ku Feni kishte arritur deri në çerekfinale të garës, pas dy fazave grupore të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga