Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin Branimir Pavic

Foto: KBVellaznimi/fb

Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin Branimir Pavic


3 February, 2021 @17:01

Trajneri kroat, Branimir Pavic, është zyrtarizuar si trajneri i ri i Vëllaznimit para pak çastesh.

Ekipi gjakovar ka publikuar njoftimin në Facebook, duke bërë të ditur që Pavic, do të drejtojë skuadrën deri në fund të këtij stinori, 2020/21.

“Pas disa bisedimeve me trajnerin Kroat klubi ka arritur marrveshjen me Pavić që të jetë krye trajner i Vëllaznimit. Pavić ishte në krye të disa ekipeve perfshirë edhe KB Peja ku në sezonin 2015/16 e udhëhoqi Pejen në Ballkan Ligë. Trajneri do ta udhëheq ekipin deri në fund të sezonës dhe shpresojmë qe do të shfaq rezultate pozitive,” ka shkruar njoftimi i klubit kuqezi nga Gjakova.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga