VËLLAZNIMI - DRITA
Vëllaznimi e nis me 100+
5 February, 2020 @21:49
Skuadra e vetme që e mbylli stinorin dimëror në Ligën e Parë pa humbje, Vëllaznimi, e kaloi lehtë Dritën në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.
Edhe pse është pritur të ketë rivalitet në këtë ndeshje, skuadra gjakovare e deklasoi Dritën me rezultat 106-89.
Koshashënuesi më i miri te Vëllaznimi ishte Terrick Phillips me 25 pikë, derisa Arion Balluku ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ai luajti me 22 pikë, 12 asistime e 9 kërcime.
Te Drita më i dalluari sihte Qëndrim Demi me 25 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Vëllaznimi për herë të parë në këtë sezon ka shënuar në një ndeshje 100+ pikë.
Skuadra gjakovare me 9 fitore në po aq ndeshje gjendet në krye të tabelës, kurse Drita ka bilanc prej 5 fitoreve e 4 humbjeve.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Vushtrrinë, derisa Drita me Prishtinën e Re.