Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK

Vendimi për anulimin e sezonit, flet sekretarja e FBK-së

Vendimi për anulimin e sezonit, flet sekretarja e FBK-së


30 March, 2020 @19:11

Tash e sa javë, basketbolli në Kosovë, sikur sportet e tjera, po “pushon” shkaku i masave mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit korona.

Duke parë që “karantina” me shumë gjasë do të vazhdojë edhe për javët e ndoshta muajt e ardhshëm, janë krijuar pikëpyetje në lidhje me vazhdimin e sezonit të garave apo anulimin e plotë të tij.

VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR EVROPIAN

Për të kuptuar më shumë rreth kësaj, TopSporti.com ka komunikuar drejtpërdrejt me Elvira Dushkun, sekretaren e FBK-së, e cila ekskluzivisht për TopSportin ka kumtuar që vendimin për anulimin e sezonit nuk është marrë ende.

“Jemi të vetëdijshëm për çdo gjë që po ndodhë dhe diskutime kemi zhvilluar, mirëpo vendim zyrtar për anulimin e sezonit NUK ka ende.

Kjo nuk është hedhur në votim ende dhe prandaj nuk ka ende vendim zyrtar nga bordi. Sapo të vendoset diçka, do të njoftohet edhe opinioni.” - u shpreh Dushku.


 
Të gjitha lajmet nga