Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Vendos Komisioni i Apelit, lajm i keq për Dritën

Vendos Komisioni i Apelit, lajm i keq për Dritën


12 August, 2020 @21:01

Komisioni i Apelit ka vendosur që ndeshja në mes të Dritës dhe Lienfield, pra Drita ta humbë ndeshjen në tavolinë dhe të eliminohet. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën parakualifikuese të Champions League.

“Arsyeja kryesore e këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tre ditë (14 Gusht), e sipas vendimit thuhet se autoritetet zvicrane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ekipin e Dritës si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore,” ka shkruar Drita në faqen zyrtare.

Në ndeshjen e parë parakualifikuese, Drita e mposhti 2-1 skuadrën Inter Escalades, kurse ndeshja ndaj Lienfieldit do të ishte e dyta dhe finale për të kaluar në rrethin tjetër, por që për fat të keq u anulua dhe Drita u eliminua në tavolinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga