Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UELLS

Vetëm barazim për Unitedin në Cardiff

Vetëm barazim për Unitedin në Cardiff


24 November, 2013 @19:39

Manchester United ka dështuar t’i nxjerrë tre pikë nga mysafirllëku i tyre në Uells sot. Ata përkundër se kanë qenë në epërsi dy herë ndaj kundërshtarit të tyre, kanë lënë vend që vendasit luftarak të barazojnë dy herë ashtu që në fund të marrin një pikë të rëndësishme nga kampioni aktual i Anglisë. 

Wayne Rooney pas një goditjeje të pahijshme është dashur të përjashtohet nga ndeshja, por referi vendosi që ta ndëshkojë vetëm me karton të verdhë. Pastaj Rooney shënoi dhe asistoi për golin e dytë të shënuar nga Patrice Evra, derisa ata në fund panë zëvendësuesin korean të Cardiffit, Bo Kyung Kim, të barazojë rezultatin në 2-2. 

Manchester United kështu ka dështuar që me fitore eventuale të dalë në vendin e katërt të tabelës sot dhe t’i afrohet kreut të renditjes. 

Kosovari Adnan Januzaj ka nisur takimin nga minuta e parë dhe ka qenë në fushë për afro 70 minuta lojë, derisa u zëvendsuar nga sulmuesi anglez Danny Welbeck. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga