PREZANTIMET E RADHËS NË SUHAREKË
Vetëm dje, dy përforcime shtesë te Ballkani
29 July, 2019 @8:41
Skuadra e Ballkanit që këtë verë ka emëruar trajner Ismet Munishin, dje ka prezantuar dy futbollistë të ri në skuadër.
Albin Berisha, qendërsulmues, që pas daljes nga Ballkani kishte kaluar nëpër Kukës, Laç e së fundi Besë të pejës, rikthehet te ekipi suharekas si lojtar me përvojë.
Ndërsa, përveç tij klubi ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin Albin Kapra, për tre vitet e ardhshme. Futbollisti që ka bërë karrierë te 2 Korriku përveç mbrojtjes mund të dalë edhe përpara, prej dje është lojtar i ri i Ballkanit.