FERGIE

REUTERS/Phil Noble
Vetëm fitore!
17 May, 2013 @14:38
Skocezi 71 vjeçar do të dalë për herë të 1 mijë e 500-të në fushë si trajner i Manchester Unitedit këtë fundjavë.
Manchester United luan si mysafir i West Bromwich Albionit në Hawthorns këtë të diel dhe ai është i fokusuar si gjithmonë - në fitore.
Sir Alex Ferguson ka paralajmëruar largimin e tij nga Manchester United, pas 27 vitesh shërbimi, mirëpo sipas tij kjo nuk do të thotë që ai nuk do të jetë i fokusuar në ndeshjen e fundit të tij si trajner.
“Këtë ndeshje dua ta fitojë edhe më shumë sesa ajo e xhiros së kaluar,” ka thënë Ferguson para gazetarëve.
“Anders (Lindegaard) do të jetë në portë. Do të luaj me dy-tre lojtarë të rinj dhe dua të shoh në fushë Jonny Evans dhe Phil Jones si qendërmbrojtës sepse ata janë e ardhmja e këtij klubi,” ka shtuar përveç tjerash Ferguson.
Manchester United, rekord kampion i Anglisë, pas pensionimit të Fergusonit ka arritur marrëveshje me trajnerin e Evertonit, David Moyes, i cili do të fillojë punën prej 1 korriku.