Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BERNARD BERISHA

Vetëm nëse luftojmë për njëri-tjetrin do t’ia dalim

Bernard Berisha gjatë ndeshjes së sotme/ Foto: FFK

Vetëm nëse luftojmë për njëri-tjetrin do t’ia dalim


16 November, 2020 @0:04

Njëri ndër lojtarët që vrapoi shumë në përballjen ndaj Sllovenisë dhe asistuesi i golit të vetëm të Kosovës, Bernard Berisha, në deklaratën e tij të dhënë pas ndeshjes ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë me lojëra të mira

“Ka qenë një lojë e luftuar nga ne, pasi të gjithë kemi treguar karakter dhe nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi te fitoret. Jemi skuadër e fortë dhe duhet të luftojmë për njëri-tjetrin. Vetëm kështu mund t’ia dalim. Me të vërtetë kemi treguar lojë të mirë dhe duhet të vazhdojmë me lojëra të mira”, ka thënë Berisha.

Kosova ka mbetur pa fitore në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve edhe pas 5 ndeshjeve të zhvilluara dhe në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë i duhet së paku barazimi për të siguruar mbijetesën në këtë ligë.


 
Të gjitha lajmet nga