Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ËNDRRA > REALITET

Vettel, ngasës i ri i Ferrarit

REUTERS

Vettel, ngasës i ri i Ferrarit


20 November, 2014 @15:11

Skuadra e Ferrarit ka konfirmuar se ish kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso, do të largohet nga ekipi në fund të këtij stinorit, derisa ai do të zëvendësohet nga kampioni aktual, Sebastian Vettel.  Borozani.com

Katër herë kampioni i botës, të cilit sivjet i iku mbrojtja e titullit, gjermani Vettel, ka pranuar sfidën e re në karrierë të tij, duke nënshkruar marrëveshje tre vjeçare me ekipin italian. 

Ëndrra fëmijërore i bëhet realitet

“Që kur kam qenë fëmijë, Michael Schumacher në të kuqe, ka qenë idhulli im më i madh dhe tashmë ky rast po më ipet mua. Jam i nderuar jashtëzakonisht,” ka thënë Vettel për mediat e huaja, transmeton Eurosport sot. 

Paralajmërimi i largimit të Fernando Alonsos nga Ferrari

Vettel që i fitoi titujt me Red Bullin, do të ketë partner në skuadër ish kampionin nga viti 2007, Kimi Raikkonen. 


 
Të gjitha lajmet nga Motosports