Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASTON VILLA 1-0 ARSENAL

Villa pranë shpëtimit, Arsenali më i dobët në çerek shekullin e fundit

Villa pranë shpëtimit, Arsenali më i dobët në çerek shekullin e fundit


21 July, 2020 @23:15

Egjiptiani Mahmoud Trezeguet ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij Aston Villa sonte, në përballje ndaj Arsenalit 1-0 [Trezeguet 27].

Kjo fitore i jep Aston Villës mundësi brilante për të shpëtuar stinorin në Premier League në stinorin e rikthimit të tyre aty. Tash, e vetmja gjë që i duhet ekipit nga Birminghami është të arrijë së paku të njëjtin rezultat që e arrin Watfordi ose Bournemouthi në xhiron e fundit të stinorit.

TABELA AKTUALE

Arsenali kështu, po të fitojë edhe ndeshjen e fundit do të përfundojë në rastin më të mirë në pozitë të tetë të klasifikimit, që i bën ata të jenë në pozitën më të dobët të renditjes së Premier Leagues që prej vitit 1995. Pra, ky stinor për Arsenalin përfundimisht është më i dobëti në çerek-shekullin e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League