PRISHTINA
Visar Bekaj transferohet te Tirana
29 August, 2020 @20:16
Gardiani i deritashëm i Prishtinës, Visar Bekaj, largohet nga skuadra pas gjashtë viteve.
Bekaj ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Tiranën.
Në lidhje me transferimin e tij Bekaj u shpreh:
“Falënderoj klubin e zemrës FC Prishtina për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional.
Do të vazhdojë ende të mbajë të veshur fanellën bardhe e blu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar.”
Visar Bekaj me Prishtinën ka regjistruar 159 ndeshje zyrtare.
Ai ftohet rregullisht edhe nga Challandes në reprezentacionin e Kosovës.