Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: VËLLAZNIMI - A&N

Visoka debuton me fitore te A&N, Vëllaznimi 5 humbje radhazi!

Foto: KFVellaznimi/fb

Visoka debuton me fitore te A&N, Vëllaznimi 5 humbje radhazi!


22 November, 2020 @15:54

Pas fitores ndaj Vushtrrisë me trajnerin Refet Mullallari në xhiron e kaluar, skuadra debutuese në Ligë të Parë, A&N ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në këtë ligë, duke e mposhtur Vëllaznimin 0-1 në Gjakovë sot, duke u drejtuar nga trajneri i ri i skuadrës, Megzon Visoka.

Ekipi bardhekaltër nga Prizreni ka shënuar fitore me trajnerin që e zyrtarizuan në mesjavë, duke nisur mbarë kështu ciklin e dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë me 6 pikë nga 2 ndeshje të zhvilluara.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi në anën tjetër pas dorëheqjes së Ekrem Radoniqit për shkak të rezultateve të dobëta dhe krizës financiare, ka regjistruar humbjen e pestë me radhë dhe tashmë është i fundosur në klasifikim.

Në anën tjetër, A&N me fitoren e sotme po i bashkangjitet skuadrave tjera që po kërkojnë një vend në PlayOff për Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë