Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - RAHOVECI

Vjen fitorja historike e Feronikelit

Vjen fitorja historike e Feronikelit


16 October, 2019 @21:05

Skuadra debutuese e Superligës së Kosovës në basketboll, Feronikeli, ka shënuar sonte fitoren historike të klubit në Superligë.

Nikli e mposhti Rahovecin me rezultat 75-72.

Skuadra nga Drenasi, pjesën e parë e mbylli me rezultat 41-34, por në çerekun e tretë vreshtarët u rikthyen dhe e morën epërsinë përsëri (51-58).

E 10 minutëshi i fundit i ndeshjes i takoi përsëri Feronikelit, i cili përmes shënimeve të Garlandit dhe Hajdarit në fund, arriti ta shënojnë fitoren historike.

Tyron Garland ishte koshashënuesi më i mirë te Feronikeli me 26 pikë, derisa u ndihmua nga Arti Hajdari me 20 pikë të tjera.

Te Rahoveci më i miri ishte Christian Bradford me 17 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë e Niklit dhe humbja e parë e Rahovecit në këtë stinor.

Në xhiron tjetër Feronikeli pushon, derisa Rahoveci takohet me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga