YLLI
Vjen transferimi i parë i Yllit
23 July, 2020 @23:52
Skuadra suharekase, Ylli, ka zyrtarizuar transferimin e parë për stinorin 2020/21.
Blendi Avdili do të jetë, përforcimi i parë i Yllit për stinorin e ri. Ai është i gjatë 201cm dhe në luan në pozitat 2 dhe 3. Avdili së fundit ka qenë pjesë e kipit Colorado Springs në NCAA dhe ka luajtur me mesatare prej 12.7 pikëve për ndeshje, 4.8 kërcime dhe 2.4 asistimeve për ndeshje.
Blendi në lidhje me transferimin e tij në faqen zyrtare të Yllit ka thënë:
“Edhe pse situata nuk është e mirë për shkak të pandemisë, shpresoj që t’i ndihmoj klubit të fitojmë kampionatin për qytetin dhe për “Xhebrailat, që do të ishte historike.”
Ylli në stinorin që e lëmë pas ishte në pozitën e tretë në Superligë, derisa ka arritur finalen e Kupës së Kosovës.