Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIM I RI

Vllaznia zyrtarizon kalimin e lojtarit te Sigal Prishtina

Foto: FIBA

Vllaznia zyrtarizon kalimin e lojtarit te Sigal Prishtina


8 December, 2020 @16:01

Skuadra shkodrane e basketbollit, Vllaznia, përmes llogarisë së saj në Facebook ka zyrtarizuar kalimin e basketbollitit të talentuar të saj Daniel Lekndreaj te rekord-kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina.

Sigal Prishtina, që po merr veten pas 3 humbjeve në Superligë, ka regjistruar përforcimin e radhës në skuadër, derisa ekipet kosovare kanë filluar transferin e lojtarëve nga Shqipëria përgjatë mesit të sezonit pasi që ata konsiderohen si vendorë.

Kështu, pas Vëllaznimit e Bashkimit, tashmë edhe Sigal Prishtina i bashkohet valles së “kapjes” së lojtarëve nga Shqipëria për në Superligë.

Përndryshe Lekndreaj 23-vjeçar ftohet rregullisht te kombëtarja shqiptare, ndërsa si mesatare në kualifikimet e fundit me kombëtaren ka 8.8 pikë për ndeshje, 2.8 asistime dhe 5 kërcime.

Ai është i gjatë 192 centimetra dhe luan në pozitat 2-3.

Kujtojmë, të tre lojtarët e transferuar te ekipet kosovare, Juljan Hamati, Robert Shestani si dhe Daniel Lekndreaj - kanë qenë pjesë e Vllaznisë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga