Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Vushtrria i kthehet fitores, ndjek kreun

Ekipi dhe stafi i KB Vushtrria, pas fitores ndaj Boreas/ Foto: KBVushtrria/ fb

Vushtrria i kthehet fitores, ndjek kreun


23 February, 2023 @21:16

Skuadra e Vushtrrisë ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së XXX të Ligës së Parë duke e mposhtur Borean e Pejës me rezultat 98-45.

Në fitoren e Vushtrriasve, që vjen pas humbjes së xhiros së kaluar nga Bora, më efikasi ka qenë Ramadan Zekiqi me 19 pikë, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe Engjëll Ramaj me 16 si dhe Paraart Zeqiri me 15 të tjera.

TABELA AKTUALE

Meriton Gashi me 14 pikë, ka qenë lojtari më efikas i Boreas në humbje, që rrëzon ekipin e drejtuar nga Hekuran Husaj në pozitën e gjashtë për momentin.

Pas kësaj xhiroje, Vushtrria është e dyta në renditje me bilans 21-6, ndërsa Borea e gjashta ka bilanc neutral, 14-14.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë