Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Vushtrria mbijeton, Prishtina kampion

Vushtrria mbijeton, Prishtina kampion


15 May, 2013 @19:40

​Një gol i shënuar nga penalltia ka qenë i mjaftueshëm pë ekipin e Ismet Munishit, Kosovën e Vushtrrisë që të fitojë derbin e mbijetesës në Gjakovë. Kosova ka mposhtur sot Vëllaznimin 0-1 me golin e ish sulmuesit të Prishtinës, Faton Zejnullahu. Goli i vushtrriasve ka ardhur pas penalltisë së shkaktuar nga kapiteni i gjakovarëve, Robert Gjeraj.

Tashmë për gjakovarët më nuk ka shpëtim në tre ndeshjet e fundit, të mbetura deri në përfundim të stinorit dhe bashkë me Lirinë e Prizrenit do të jenë anëtare të Ligës së Parë, që nga stinori tjetër. 

Ndërkaq në Gjilan, Drita me fitore ndaj Trepçës 89 ka bërë Prishtinën kampione, pasi që më mitrovicasit nuk kanë gjasa teoreike t’i zënë ata. Të gjitha golat erdhën në pjesë të dytë të ndeshjes, ku gjilanasit kanë avancuar 2-0, që ka qenë e mjaftueshme për të siguruar fitoren, pasi që ‘minatorët’ kanë arritur vetëm të zbusin epërsinë në 2-1 në fund. 

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot Besa e Pejës ka shënuar fitore ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat minimal 0-1. 



RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT:

Trepça - Besa 0-1 Sabotic 78'
Vëllaznimi - Kosova V 0-1 Zejnullahu 79'
Drita - Besa 2-1 Aliu 47', Shabani 62' - Idrizi 77'

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga