Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - AS PRISHTINA

Vushtrria thellë ndaj AS Prishtinës, ngritet në pozitë të dytë

Vushtrria thellë ndaj AS Prishtinës, ngritet në pozitë të dytë


22 February, 2022 @22:33

Skuadra e Vushtrrisë ka mposhtur thellë sot skuadrën e AS Prishtinës në kuadër të xhiros së XIII të Ligës së Parë në basketboll, duke dalë kështu në pozitë të dytë me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Vushtrriasit. të drejtuar nga trajneri Arianit Morina, kanë kaluar lehtë kundërshtarin e dobësuar gjatë janarit, duke e mposhtur me mbi dyfish dallim, 122-56 [28-11, 34-8, 35-12, 25-22].

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Gjashtë lojtarë kanë shënuar pikë dyshifrore për ekipin që luan në “Jeton Tërstena - Tota” ndërsa më së shumti pikë ka dhënë Albion Imeri, 20 e pas tij janë dalluar edhe Anes Gashi me 19 dhe Engjëll Ramaj me 17 të shënuara.

Te ekipi prishtinas, 16 pikët e Nart Jasharit nuk kanë mjaftuar për thuajse asgjë, pasi që ekipi i shkurtuar nga lojtarët kryesorë të saj - tashmë shikojnë mundësinë e mbijetesës në këtë ligë.

REZULTATET dhe XHIROT E RADHËS

Fitorja bën Vushtrrinë me bilanc 8-5 dhe e con në vend të dytë, ndërsa AS Prishtina tash ka bilanc 5-8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë