Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Walcott sjell fitoren

Ian Walton

Walcott sjell fitoren


26 December, 2013 @18:57

Arsenali është kthyer në krye të tabelës në Premier League, duke shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj West Hamit, megjithëse ka një lideri i deritashëm, Liverpool, ende nuk e ka përfunduar ndeshjen e kësaj xhiroje.

Ekipi i Arsene Wenger ishte në telashe në fillim të pjesës së dytë, kur sulmuesi i vendasve Carlton Cole shënoi në minutën 46’ për epërsinë e skuadrës së tij.

Epërsia minimale e West Hamit u përmbys në minutën 68’, kur Theo Walcott e barazoi rezultatin në 1-1, kurse vetëm tre minuta më vonë shënoi për ta kaluar në epërsi skuadrën e tij.

Rezultatin përfundimtar e vendosi gjermani Lukas Podolski, i cili shënoi në minutën 79’.

Tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League