Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONSHIP

Wayne Rooney rikthehet në Angli

Wayne Rooney rikthehet në Angli


6 August, 2019 @13:47

Pas aventurës fantastike në MLS, Wayne Rooney do të rikthehet në Angli.

Golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares Angleze dhe golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premier Leagues do të jetë lojtar-trajner te skuadra e Derby Countyt që nga janari i vitit 2020, lajm ky që u konfirmua nga Mel Morris, pronari i Derby Countyt, pak momente më parë.

Që kur Frank Lampard kaloi te Chelsea, Derby mbeti pa trajner, ndërkohë që nga janari 2020 skuadrën do ta drejtojë Wayne Rooney, i cili përveç rolit si trajner, do të jetë edhe lojtar për këtë skuadër, me synimin e vetëm rikthimin e Derbyt në Premier League sezonin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League