Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËNDIM

Werder konfirmon lëndimin e Rashicës

Werder konfirmon lëndimin e Rashicës


20 August, 2019 @18:04

“Për shkak të një lëndimi muskulor, Milot Rashica do të mungojë për disa javë.”

Kështu thuhet një njoftim zyrtar të postuar nga skuadra e Werder Bremenit, njoftim që në bën të ditur që Milot Rashica nuk do të i gatshëm për ndeshjet që Kosova i zhvillon në muajin shtator.

Fillimisht më 7 shtator Kosova do të jetë nikoqire e Çekisë, ndërsa pas 3 ditësh luan ndaj Anglisë në Southampton, ndeshje këto të cilat Kosova do t’i luajë pa Rashicën.

Përveç Rashicës, Kosova në këto dy ndeshje do të jetë e detyruar të luajë edhe pa Hekuran Kryeziun e Arbër Zenelin, mungesa të cilat shpresojmë që do të mbulohen siç duhet.


 
Të gjitha lajmet nga