SOCIAL
Werder: Rashica e ndërroi lojën dje
31 January, 2021 @13:24
Skuadra e Werder Bremenit në një postim të fundit të lëshuar në llogaritë e rrjeteve sociale ka përshkruar Milot Rashicën si njeriu që ka ndërruar lojën e ekipit dje.
”Çfarë gjysmëloje nga ky djalosht dje! E ndërroi lojën!” - ka qenë përshkrimi i Werderit.
Milot Rashica nuk ishte pjesë e 11-shes startuese të ekipit. Werder po pësonte nga Schalke 0-1 në pjesë të parë.
Me të hyrë Rashica në lojë në pjesë të dytë ekipi kapi ritmin dhe shpejtësinë e lojës, ndërsa kosovari asistoi në golin e barazimit të skuadrës, për të shpëtuar pikë.
Në fakt, Werder shënoi edhe njëherë krejt në fund, por VAR ia mohoi fitoren.