Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WERDER 0-0 MONCHENGLADBACH

Werderi i pafat sonte, Rashica 86min në barazim

Foto: werder/tw

Werderi i pafat sonte, Rashica 86min në barazim


26 May, 2020 @22:50

Werder Bremen u desht të pajtohet me një pikë sonte në WeserStadion ku dëgjoheshin britmat e tifozëve nga altoparlantët.

Pa gola në një natë ku pjesa më e madhe e ndeshjes ishte në favor të vendasve, ndërsa Milot Rashica pati dy raste të mira për të shënuar.

Skuadra e Florian Kohfeldt ishte thjesht e pafat dhe mungesa e një 9-sheje para portës kundërshtare u vërejt, pasi që ekipi pati edhe disa raste tjera të mira në pjesë të dytë karshi një Borussie të Monchengladbachut të lodhur nga humbja e xhiros së shkuar nga Bayer Leverkuseni.

TABELA AKTUALE

Në fund, barazimi 0-0 i konvenoi më shumë mysafirëve, të cilët sa shkonte koha vetëm se rrezikonin pikën.

Rashica u zëvendësua pas 86 minutave lojë nga Kohfeldt, ndërsa kosovari u angazhua mjaft me sprintet e tij shpesh edhe për të ndalë tentimet për sulm të kundërshtarit.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga