HEIDENHEIM - WERDER BREMEN
Werderi me Rashicën shpëtojnë stinorin, mbesin në Bundesligë
6 July, 2020 @22:21
Skuadra e Werder Bremenit pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të PlayOutit të Bundesligës, ka barazuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Heidenheimit 2-2 për të mbijetuar në Bundesligë.
Milot Rashica ishte startues te ekipi i tij, që fatmirësisht mori epërsinë shpejt duke shënuar përmes një autogoli të mbrojtjes vendase për 0-1.
Rashica u zëvendësua nga trajneri Florian Kohfeldt në minutën e 80 të ndeshjes.
E tensionuar ndeshja me raste të menduara, por pa rrezikime të shumta për shkak të rëndësisë së ndeshjes, derisa Heidenheim barazoi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt me Tim Kleindienstin në 1-1.
Ky rezultat bënte Werderin të mbijetojë dhe vendasit u hodhën krejtësisht në sulm në fund, por një top i rrëmbyer nga lojtarët ofanzivë të ëerderit në pjesën e Heidenheimit, bëri që suedezi me përvojë Ludwig Augustinsson të shënojë në minutat shtesë të ndeshjes për 1-2, që praktikisht siguroi edhe një stinor për ekipin në Bundesligë.
Në anën tjetër, vendasit fituan penallti në minutën e fundit shtesë për të barazuar rezultatin 2-2 [Tim Kleidienst 85, 90+7p - Norman Theuerkauf 3ag, Ludwig Augustinsson 90+4] që nuk mjaftoi për vendasit, derisa festa në taborin e Werderit ishte e madhe.
And the Giants from the North remain the Bundesliga for one more Season #FCHSVW #GreatEscape #bremen #Werder #WerderBremen #svw pic.twitter.com/82HoNUtutR
— footballtraveller (@footballtravel5) July 6, 2020