WIZARDS - NETS
Westbrook e Beal ia rrëmbejnë fitoren Netsit
1 February, 2021 @8:12
Një fund i ndeshjes fenomenale ndodhi në ndeshjen Washington Wizards - Brooklyn Nets.
Brooklyn Nets në sekondat e fundit ishte në epërsi prej pesë pikë, por Wizards së pari shënoi nga vija e treshit me Bradley Beal, e më pas rrëmbyen topin dhe shënuan përsërsi nga vija e treshit kësaj radhe me Russell Westbrook dhe e arritën fitoren me rezultat 149-146.
Westbrook shkëlqeu me 41 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, kurse Beal me 37 pikë e 6 kërcime.
Te Brooklyn u dalluan Kevin Durant me 37 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Joe Harris me 30 pikë të tjera. Te Nets nuk luajti super ylli James Harden.
Washington Wizards me 4 fitore e 12 humbje gjendet në fund të Konferencës Lindore, kurse Brooklyn Nets me 13 fitore e 3 humbje në pozitën e dytë.