Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - RAHOVECI

White me rekord stinori, Peja mbyll vjeshtën me fitore

White me rekord stinori, Peja mbyll vjeshtën me fitore


Teskti: LIGA UNIKE

18 December, 2021 @19:51

Peja ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 122:88 (39:20, 19:19, 30:29, 34:20), në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës Unike.

Vetëm fillimi ishte i barabartë deri te rezultati 10:10 dhe më pas vendasit hyn në një seri prej 13:3, për epërsinë 23:13, e më pas thellojnë epërsinë edhe më shumë 36:18, ndërsa çereku i parë përfundon 39:20. Periudha e dytë ishte e barabartë, por më shumë e kontrolluar nga verdhezinjtë, që ruajtën epërsinë e krijuar në dhjetë minutat e para, duke shkuar në pushim me shifrat 58:39.

Edhe perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të dytë, me përpjekjet e mysafirëve për tu rikthyer, por pejanët e menaxhuan lojën mirë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 88:68. Në dhjetë minutat e fundit, Peja vetëm sa thelloi epërsinë edhe më shumë, për të triumfuar me rezultat bindës 122:88. Një fitore shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh që rezultati vlen edhe në
Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Te Peja u dalluan Tyrone White me rekord pikë prej 44 pikëve, 4 kërcime e 7 asistime dhe Stephen Maxwell me 35 pikë e 11 kërcime, kurse te Rahoveci u dallua Cavon Baker me 24 pikë, 9 kërcime dhe pesë asistime.

Peja e përfundon stinorin vjeshtor në Ligën Unike me pesë fitore dhe dy humbje, kurse Rahoveci me dy fitore dhe pesë humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike