Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASEL

Xhaka dhe Ajeti, kualifkohen

fcb.ch

Xhaka dhe Ajeti, kualifkohen


6 August, 2013 @21:00

Dyshja kosovare e Baselit, Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti, kanë arritur të kalojnë xhiron e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, pasi që barazuan me Maccabi Tel Avivin 3-3 në Izrael, sonte. 

Dyshja kosovare me pasaportë zvicerane, u paraqit gjatë 90 minutave në fushë dhe ka qenë pjesë e pandashme e ekipit në luftën ku kampioni zviceran doli fitues pasi që ndeshjen e parë e kishin fituar 1-0. 

Taulant Xhaka i cili tash e tutje do të paraqitet edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 42-të të ndeshjes. 

Dyshja tjetër shqiptare te Grasshopersi i Zurichut, Amir Abrashi dhe Mërgim Ibrahimi, janë eliminuar duke pësuar edhe në ndeshjen e dytë nga Olympique Lyon i Francës 1-0. 


 
Të gjitha lajmet nga