ZVICRA
Xhaka s’e ka problem, ia jep shiritin Shaqirit
6 September, 2019 @10:15
Pasi e kuptoi që kapiten për ndeshjet e shtatorit ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit do të jetë Granit Xhaka dhe jo ai, Xherdan Shaqiri në shenjë proteste vendosi të mos grumbullohej me Përfaqësuesen e Zvicrës.
E për këtë gjë pas ndeshjes së mbrëmshme (Irlandë 1-1 Zvicër) foli Granit Xhaka.
“Për mua nuk është problem. Ne jemi të rritur dhe mund të ulemi të bisedojmë, Unë jam i gatshëm t’ia jap shiritin Shaqirit, nëse ajo është arsyeja e vetme që e rikthen atë në skuadër. Shiriti për mua nuk është gjithçka, unë tentoj të jap maksimumin për skuadrën me apo pa shirit në krah.” - u shpreh Granit Xhaka, raporton Bild.