Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI I KOMBËTARES

Xhimshiti luajti i lënduar, për të çuar Atalantën në Champions

Xhimshiti luajti i lënduar, për të çuar Atalantën në Champions


30 May, 2019 @14:35

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, në katër javët e fundit të Serie A-së ka luajtur me lëndim, për të ndihmuar ekipin që të shkojë në Champions League.

Atalanta e Xhimshitit siguroi për herë të parë Ligën e Kampionëve në histori të klubit.

Xhimshiti kreu operacionin suksesshëm dje në Bergamo, ndërsa në postimin e tij ka shkruar se tash është koha për marrje të vetes dhe kthim në fushë dalëngadalë.

Përveç kualifikimit historik në Ligë të Kampionëve, Atalanta luajti edhe në finale të Kupës së Italisë, ku u mposht nga Lazio.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League