Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - PRISHTINA

Xhiroja mbyllet me fitoren e Prishtinës

Xhiroja mbyllet me fitoren e Prishtinës


2 February, 2020 @21:03

Ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligën e Kosovës në basketboll, përfundoi me fitoren e Prishtinës kundër Lipjanit me rezultat 78-94.

Kampionia e Kosovës, Prishtina, në pjesën e dytë të ndeshjes e ngriti tempon e lojës, ngase në pjesën e parë Lipjani e mbajti disavantazhin në 7 pikë, por nuk mjaftoi për ndonjë befasi në 20 minutëshin e dytë të ndeshjes.

Performanca e mirë e Jordan Johnsonit vazhdoi edhe në këtë ndeshje. Ai ishte më i miri me 25 pikë, 4 asistime e 2 kërcime, derisa u dalluan edhe Anthony Goods me 19 pikë, Fahro Alihodzic me 12 pikë dhe Fisnik Rugova me 10 pikë të tjera.

Te Lipjani Tamas Bruce luajti me double-double prej 30 pikëve e 10 kërcimeve, derisa i bëri edhe 6 asistime.

TABELA AKTUALE

Prishtina me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë me 16 fitore e 5 humbje, derisa Lipjani me 1 fitore e 21 humbje gjendet në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Trepçën, kurse Lipjani me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga