Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP : : : : : HAPOEL ELION - YLLI

Ylli bie në pjesë të dytë!

Fotot: fibaeuropecup

Ylli bie në pjesë të dytë!


2 November, 2022 @18:11

Pas një pjese të parë të luftuar dhe mjaft dinamike, kampioni i Kosovës Ylli ka rënë në pjesë të dytë për tu mposhtur nga Hapoel Elion, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Gezim Morina @ Ylli

Basketbollistët e ekipit izraelit dallimin kryesor e kanë bërë në çerekun e tretë dhe të katërt, për të shënuan fitoren e tretë në grup, ndërsa Ylli regjistroi humbjen e tretë!

Hapoel Elion mposhti Yllin 85-73 [25-24, 14-16, 16-9, 30-24]. Më të dalluarit te ekipi vendas kanë qenë Roi Huber me 17 dhe Nimrod Levi me 17 pikë, ndërsa ndeshjen me double-double e kreu Abdul-Malik Abu duke shënuar 11 pikë e 10 kërcime në fitore.

Adis Beciragic

Te Ylli, që kishte njërën ndër paraqitjet më të mira në këtë fazë, më efikasi ka qenë Bashir Ahmed me 20 pikë të shënuara e 7 kërcime, ndërsa 12 pikë të tjera ka shënuar Chris Harris, bashkë me 6 kërcime.

Pas kësaj ndeshjeje, Hapoel Elion ka bilanc 3-1, ndërsa Ylli 1-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga