Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - FERONIKELI

Ylli e nis me fitore, Nikli mposhtet në debutim

TOPSPORTI / A.P

Ylli e nis me fitore, Nikli mposhtet në debutim


28 September, 2019 @19:44

Me fitore ka nisur sezoni i ri për Yllin.

Skuadra therandase në ndeshjen hapëse në shtëpi fitoi me rezultat 103-90 ndaj Feronikelit, skuadrës që sonte debutoi në elitën e basketbollit të Kosovës.

Therandasit ishin skuadër më e mirë që nga fillimi, duke e mbyllur fillimisht çerekun e parë me epërsi 5 pikëshe (29-24), e për të shkuar më pas në pushim me 10 pikë epërsi (56-46), epërsi e cila u ruajt mirë deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitore.

TABELA AKTUALE

Më të dalluarit te Ylli sonte ishin Samir Zekiqi me 31 pikë, 8 kërcime e 4 asistime dhe Valon Bunjaku me 22 pikë, 11 asistime e 7 kërcime, kurse te debutuesit e Niklit sonte u veçua Arti Hajdari me 29 pikë, 5 asistime e 1 kërcim.

Xhiron e ardhshme, Ylli i shkon Lipjanit, kurse Feronikeli e pret Rahovecin në Drenas.


 
Të gjitha lajmet nga