Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PEJA

Ylli fiton dramën ndaj Pejës, pas dy vazhdimeve

Ylli fiton dramën ndaj Pejës, pas dy vazhdimeve


31 October, 2021 @19:17

Skuadra e Yllit ka arritur të shënojë fitore në një ndeshje që dukej se nuk kishte fund! Basketbollistët e ekipit kampion kanë arritur të mposhtin Pejën pas dy vazhdimeve sonte në 13 qershori të Suharekës, në një duel për gurmanët e basketbollit dhe atë me rezultat minimal, 93-92 [15-20, 19-11, 22-19, 15-21, 13-13, 11-10].

Derisa në sekondën e fundit të kohës së rregullt ka qenë kapiteni i Yllit Gëzim Morina që kishte shënuar tresh për të çuar ndeshjen në vazhdime, në sekondat e fundit të vazhdimit të parë së pari Henrik Sirko, e pastaj edhe Sami Hajzeri shënuan treshe për të dërguar duelin në vazhdimin e dytë.

Peja kishte nisur më mirë ndeshjen, ndërsa Ylli riktheu stabilitetin në çerek të dytë dhe në fund të çerekut të tretë hyri me epërsi në atë të fundit. Por pejanët s’menduan ashtu dhe ishin në prag të fitores, derisa në skenë doli Morina. E kjo treshe e Morinës ndërroi gjithçka më vonë në fushë, që në vazhdime bëri triumfues Yllin.

TABELA AKTUALE

Erjon Kastrati kreu duelin me 31 pikë të shënuara, duke dhënë katër nga gjashtë tentimet për tri pikë, si dhe duke shtuar gjashtë asistime në llogari të tij. Barret Benson luajti me double-double prej 12 pikëve dhe 13 kërcimeve, ndërsa nga 12 pikë shënuan edhe Mikaile Tmusic e Cameron Williams.

Ndeshje tejet të mirë kishte Brandon Randolph që dha 19 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Te Peja të huajt thanë fjalën kryesore. Erdem Ilter dha 29 pikë, ndërsa 23 të tjera shënoi Henrik Sirko, duke shutuar 4/10 për tri pikë, bashkë me 9 kërcime e 3 asistime. E Stephen Maxwell kreu ndeshjen me double-double prej 20 pikëve, 11 kërcimeve e 3 asistimeve.

Ylli me këtë fitore tash ka bërë bilansin 5-4, ndërsa Peja 6-3 në Superligë, ndërsa në Ligën Unike Ylli është 2-0, e Peja me këtë humbje 1-1.

 


OT 1: YLLI - PEJA

Derbi nuk ka fitues ende, fillon vazhdimi i dytë

Liga Unike/FBK Superliga

Derbi nuk ka fitues ende, fillon vazhdimi i dytë

31/10/21 @ 18:58

FORMACIONET STARTUESE

Tirana - Prizreni, 5-shet startuese

Liga Unike/FBK Superliga

Tirana - Prizreni, 5-shet startuese

31/10/21 @ 18:57

Ç4: YLLI - PEJA

Derbi, në vazhdime

Liga Unike/FBK Superliga

Derbi, në vazhdime

31/10/21 @ 18:42

KBF TREPÇA - KBF VËLLAZNIMI

KBF Vëllaznimi njoftohet me fitore

FBK Liga e Femrave

KBF Vëllaznimi njoftohet me fitore

31/10/21 @ 18:38

Ç3: YLLI - PEJA

Ylli zgjeron epërsinë karshi Pejës

Liga Unike/FBK Superliga

Ylli zgjeron epërsinë karshi Pejës

31/10/21 @ 18:20

PP: YLLI - PEJA

Ylli përmbys epërsinë e Pejës

Liga Unike/FBK Superliga

Ylli përmbys epërsinë e Pejës

31/10/21 @ 17:44

FILLOJNË GJYSMËFINALET

Përcaktohen terminet e gjysmëfinaleve të para të playoffit

FBK Superliga

Përcaktohen terminet e gjysmëfinaleve të para të playoffit

19/04/24 @ 12:01

MË I MIRI I NDESHJES

Diamond Stone — MVP i Prishtina-Vëllaznimi (3)

FBK Superliga

Diamond Stone — MVP i Prishtina-Vëllaznimi (3)

19/04/24 @ 11:27

PRISHTINA SIGURON GJYSMËFINALEN NDAJ TREPÇËS

Prishtina në gjysmëfinale, mbyllet stinori për Vëllaznimin

FBK Superliga

Prishtina në gjysmëfinale, mbyllet stinori për Vëllaznimin

18/04/24 @ 23:35

PAS 20-MINUTAVE LOJË

PP: Prishtina afër gjysmëfinales

FBK Superliga

PP: Prishtina afër gjysmëfinales

18/04/24 @ 20:41

FORMACIONET ZYRTARE

Prishtina-Vëllaznimi, 5-shet startuese

FBK Superliga

Prishtina-Vëllaznimi, 5-shet startuese

18/04/24 @ 19:28

TË ENJTEN, VENDIMTARJA

Përcaktohet termini i çerekfinales së fundit të playoffit

FBK Superliga

Përcaktohet termini i çerekfinales së fundit të playoffit

16/04/24 @ 15:13

BASHKIMI - YLLI

Fitore në Prizren, Ylli në gjysmëfinale

FBK Superliga

Fitore në Prizren, Ylli në gjysmëfinale

11/04/24 @ 19:47

PESËSHET STARTUESE

Bashkimi - Ylli, pesëshet startuese

FBK Superliga

Bashkimi - Ylli, pesëshet startuese

11/04/24 @ 17:50

VIDEO

PlayOff highlights: Vëllaznimi-Prishtina

FBK Superliga

PlayOff highlights: Vëllaznimi-Prishtina

10/04/24 @ 00:00

BARAZOHET SERIA! NDESHJA VENDIMTARE NË KRYEQYTET

Vëllaznimi s’dorëzohet, barazon serinë 1-1!

FBK Superliga

Vëllaznimi s’dorëzohet, barazon serinë 1-1!

09/04/24 @ 23:30


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga