Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23 : : : YLLI - HAPOEL ELION

Ylli i pafuqishëm ndaj Hapoel Elionit

Ylli i pafuqishëm ndaj Hapoel Elionit


12 October, 2022 @21:32

Rikthimi nuk ishte i mundur për kampionin e Kosovës që ende nuk shijoi fitoren në gara ndërkombëtare evropiane, pas nismës së mirë. Cereku i parë me 23-20 dha shpresa sadopak, mirëpo pas kësaj Hapoel Elioni mori kontrollin e lojës dhe kapja e tyre ishte e pamundur nga Ylli, që po lëngon nga dy lëndime të lojtarëve të rëndësishëm në skuadër, për tu mposhtur në fund me 17 pikë dallim, 76-93 [23-20, 12-28, 19-24, 22-21].

Rashun Davis me 18 pikë e 3 asistime ishte më efikasi te Ylli, ndërsa Valon Bunjaku dha 13 pikë në këtë duel, të parin e fazës grupore në FIBA Europe Cup, ku po debutojnë suharekasit si kampionë të Kosovës.

Te mysafirët Jalen Hudson me 20 pikë e 5 kërcime ishte më i dalluari sa i përket pikëve të shënuara, ndërsa Abdul-Malik Abu me double-double ishte më produktivi, duke shënuar 12 pikë e 11 kërcime në fitoren e ekipit të drejtuar nga Berak Peleg.

Ylli për përballjen e radhës udhëton në Gjermani për tu ndeshur me Niners Chemnitz, ndërsa Hapoeli pret Brose Bambergun. Këto duele zhvillohen më 19 tetor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga