Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI

Ylli merr lojtar me “bagazh” nga Lakers e Celtics

Ylli merr lojtar me “bagazh” nga Lakers e Celtics


27 February, 2020 @11:59

Skuadra e Yllit ka zyrtarizuar lojtarin Vander Blue.

Blue është 27 vjeçar, i gjatë 193 cm dhe luan në pozitat 1 dhe 2. Vander Blue gjatë karrierës së tij ka luajtur te skuadrat më të trofeshme në NBA, Boston Celtics dhe Los Angeles Lakers, gjatë viteve 2013/14 dhe 2014/15.

Gjithashtu ka marrë pjesë në NBA Summer League me ekipet e NBA-së si Memphis Grizzlies, Houston Rockets, San Antonio Spurs, Dallas Mavericks dhe Chicago Bulls, derisa ka luajtur edhe në Evropë te skuadrat Maccabi Rishon Lezion, Fiat Torino.

Blue së fundi ka qenë pjesë e Santa Cruz Warriors në NBA D-League, që është liga për zhvillimin e lojtarëve të NBA-së.

TABELA AKTUALE

Ylli aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 16 fitore e 6 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga