Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - RAHOVECI

Ylli mposhtë Rahovecin, merr kreun e Ligës Unike

Ylli mposhtë Rahovecin, merr kreun e Ligës Unike


2 March, 2022 @18:34

Në kuadër të Ligës Unike, sonte mes vete në Suharekë u përballën Ylli dhe Rahoveci.

Këtë takim në fund e fitoi Ylli, që me këtë fitore tashmë ngjitet në krye të Ligës Unike.

Pasi që ndeshjet e luajtura në Ligën Unike llogariten automatikisht edhe si ndeshje të luajtura në Superligën e Kosovës, të trija ndeshjet e këtij sezoni mes Yllit dhe Rahovecit janë fituar nga Ylli.

Pas 4 çerekëve lojë, ndeshja në fund u mbyll me rezultat 91-80 (24-18, 20-23, 23-14, 24-25) në të mirë të suharekasve.

Erjon Kastrati me 28 pikë, 7 asistime e 5 kërcime ishte fantastik te Ylli sonte, e pikë dyshifrore patën edhe Henrik Sirko (19), Gëzim Morina (13), Malcolm Grant (13) e Mikaile Tmusic (12). Te Ylli sonte debutoi përforcimi Chris Harris, që në këtë takim luajti rreth 9 minuta dhe takimin e mbylli me 4 pikë personale të shënuara.

Rahoveci sonte pati disa mungesa në skuadër, ndërkohë që te “vreshtarët debutoi Ivan Koljevic. Në debutimin e tij te Rahoveci, Koljevic luajti me 19 pikë, 8 kërcime e 6 asistime. Sa i përket koshashënuesit më të mirë, sonte më së shumti pikë te “vreshtarët” pati TJ Dunans (21), ndërkohë që me pikë dyshifrore luajtën edhe Fisnik Rugova (17) dhe Musab Mala (16).

Kështu, Ylli me bilanc 9-1 i prin Ligës Unike momentalisht, kurse bilanci momental i Rahovecit është 4-7.



LIGA UNIKE - RENDITJA

1 Ylli 10 ndeshje 9 fitore, 1 humbje
2 Peja 10 ndeshje 7 fitore, 3 humbje
3 Teuta 10 ndeshje 6 fitore, 4 humbje
4 Prizreni 10 ndeshje 6 fitore, 4 humbje
5 Rahoveci 11 ndeshje 4 fitore, 7 humbje
6 Tirana 10 ndeshje 5 fitore, 5 humbje
7 Kamza 11 ndeshje 2 fitore, 9 humbje
8 Vllaznia 10 ndeshje 2 fitore, 8 humbje

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga