Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHEMNITZ - YLLI

Ylli mposhtet me 30 pikë dallim nga Chemnitz

Fotot: fibaeuropecup

Ylli mposhtet me 30 pikë dallim nga Chemnitz


19 October, 2022 @21:51

Skuadra kampione e Kosovës, Golden Eagle Ylli, është mposhtur edhe në xhiron e dytë të fazës grupore të FIBA Europe Cup, duke dalë kokulur nga Arena BG e Chemnitzit ku u mposht me rezultat 90-60 [25-13, 26-13, 22-15, 17-19].

Që nga fillimi i ndeshjes u pa dallimi në cilësi dhe tentimet e Yllit deri në fund ishin vetëm sa për të mbetur në lojë, ndërsa epërsia fillestare 12-0 e gjermanëve si dhe pikët e para në ndeshje të shënuara të suharekasve me Ahmed Bashirin pas minutës së pestë të ndeshjes treguan mjaft.

Ismet Sejfic, Ylli

Çereku i dytë ishte thuajse i njëjtë me të parin, ku u krijua dallimi i madh, e pastaj në pjesë të dytë në çerekët vazhdes Chemnitz eksperimentoi me lojtarë, derisa Ylli tentoi të bëj më shumë, por asgjë më tepër sesa për një humbje prej 30 pikësh dallim.

Arnas Velicka me 19 pikë, 9 asistime e 8 kërcime ka qenë më i miri te vendasit sonte, ndërsa te Ylli janë dalluar sadopak Jay Threatt me 15 pikë dhe Rashun Davis me 14 të shënuara.

Kjo është humbja e dytë e Yllit nga dy ndeshjet e para të Grupit A në FIBA Europe Cup, ku edhe po debuton sivjet. Ndërsa pas dueleve të sontme të Grupit A, gjendja në tabelë është kështu:

GRUPI A, FIBA EUROPE CUP:

1. Brose Bamberg 2-0
2. Niners Chemnitz 1-1
3. Hapoel Elion 1-1
4. Golden Eagle Ylli 0-2.

Përballjet e radhës, më 26 tetor:
Hapoel Elion - Chemnitz
Bamberg - Ylli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga