Të gjitha lajmet

TREPÇA - YLLI

Ylli pa probleme në Mitrovicë

Foto: Arian Paçarizi / Borozani

Ylli pa probleme në Mitrovicë

13 October, 2017 @19:30

Trepça
Ylli
Trepça 78 : 115 Ylli
Burim ZEKIQI 25 pikë Taylor BESSICK 24 pikë

Palestra "Minatori" - Mitrovicë
Në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës së Trepçës në Mitrovicë. Therandasit diferencën në rezultat e bën që nga çereku i parë, i cili përfundoi me rezultat të thellë 11-31, derisa më pas çdo gjë u bë më e lehtë dhe takimi u mbyll me rezultatin përfundimtar 78-115 në të mirë të Yllit. Mysafirët ishin më të mirë në të gjithë çerekët e ndeshjes dhe fituesi nuk ishte në dyshim për asnjë moment gjatë gjithë takimit. TABELA AKTUALE SUPERLIGA Përveç basketbollistit Taylor Bessick që realizoi double-double me 24 pikë e 13 kërcime, për t'u përmendur nga ky takim te skuadra e Yllit është basketbollisti Arif Mehmeti, i cili sonte shënoi plot 22 pikë, ndërsa 19 prej tyre i shënoi vetëm në pjesën e parë (12 prej tyre nga 4 trepikësha). Në anën tjetër, te Trepça e përbërë plotësisht nga lojtarë vendor, u veçua Burim Zekiqi me 25 pikë, 6 kërcime e 3 asistime. Pas 3 xhirove, Ylli ka 2 fitore e 1 humbje, derisa mitrovicasit kanë 3 humbje.

TREPÇA - YLLI

Epërsi e thellë e Yllit pas 20 minutave

Foto: BOROZANI

13 October, 2017 @18:42

Pas 20 minutave lojë në Mitrovicë, skuadra e Yllit ka krijuar epërsi të konsiderueshme ndaj skuadrës së Trepçës. Rezultati pas…

TERMINET E XHIROS II TE FEMRAT

Prishtina-Bashkimi, dueli i xhiros së dytë te femrat

13 October, 2017 @14:27

FBK ka publikuar terminet e xhiros së dytë të Ligës së Femrave në basketboll, ndërsa ndeshja që pritet të zgjojë…

ORARI I NDESHJEVE

Të dielën, nis Liga e Parë

BOROZANI/A.P.

13 October, 2017 @13:54

Këtë të dielë, më 15 tetor nis Liga e Parë e Kosovës në basketboll, ndërsa çiftet e xhiros së parë…

UNICAJA MALAGA - FENERBAHCE

Kampioni nis me humbje, pëson në fund

Foto: euroleague.net

13 October, 2017 @10:22

Kampioni aktual i Euroligës, Fenerbahçe, e nisi stinorit të ri me humbje, duke u mposhtur nga Unicaja Malaga me rezultat…

ANADOLU EFES - REAL MADRID

Doncic shkëlqen, Real nis me fitore në Euroligë

12 October, 2017 @21:46

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, e nisi me fitore edicionin e ri të Euroleagues, duke e mposhtur Anadolu Efesin me rezultat…

TEAM OF THE WEEK 4

TOP 5-shja e javës në Superligë (IV)

Graph. O. Kraja

15 October, 2018 @21:22

Pas ndeshjeve të xhiros së katërt të Superligës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen më të mirë për të bërë…

PRIZRENI - YLLI

Cole: Jemi të uritur dhe të gatshëm

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

14 October, 2018 @21:14

Fundori amerikan i Prizrenit, Elliot Cole, sonte kundër Yllit ishte i pakapshëm. Ai shkëlqeu me 42 pikë, 6 asistime dhe…

TREPÇA - RAHOVECI

Ngushtë, por Rahoveci s’ndalet

14 October, 2018 @20:48

Vetëm 1 minutë e 33 sekonda para fundit të ndeshjes, rezultati ndërmjet Trepçës vendase dhe Rahovecit mysafir u barazua në…

PRIZRENI - YLLI

Rifati: Besova në fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

14 October, 2018 @20:22

Skuadra e Prizrenit sonte e regjistroi fitoren e tretë të stinorit në Superligë, duke e mposhtur Yllin me rezultat

PJESA E PARË: TREPÇA-RAHOVECI

Ngushtë në Mitrovicë në pjesë të parë

14 October, 2018 @19:42

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit në Minatori të Mitrovicës. Pas…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga