BASHKIMI - YLLI
Ylli s’ndalet, fiton edhe në Prizren
10 October, 2019 @20:42
Vazhdon forma perfekte e Yllit në Superligë!
Fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura suharekasit e regjistruan në takimin e luajtur ndaj Bashkimit në “Sezai Surroi”, për t’ia shkaktuar kështu prizrenasve humbjen e parë sezonale.
Gjatë tërë ndeshjes, ishin mysafirët ata që e mbanin epërsinë, e cila u ruajt deri në fund të ndeshjes dhe takimi u mbyll me rezultatin final 69-85.
Duhet përmendur që sonte te Bashkimi mungoi Musab Mala për shkak të lëndimit, ndërsa për shkak të gabimeve teknike Ilmen Bajra, trajneri i Bashkimit, u përjashtua nga loja në fillim të pjesës së dytë.
Më të dalluarit në këtë fitore të Yllit ishin Valon Bunjaku me 19 pikë, 4 asistime e 3 kërcime dhe Anthony Adger me 17 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, kurse te Bashkimi më i miri sonte ishte Terik Bridgeman me 22 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.
Me Yllin që ka 4 fitore në po aq ndeshje, Bashkimi momentalisht pas 3 ndeshjeve të luajtura ka 2 fitore e 1 humbje.
Xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Rahovecit, kurse Ylli pushon.