Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - PRIZRENI

Zenelaj e Franklin me double-double, për fitore rutinore ndaj Lipjanit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Zenelaj e Franklin me double-double, për fitore rutinore ndaj Lipjanit


25 January, 2020 @19:06

Skuadra e Prizrenit pa problem e mposhti Lipjanin me rezultat 77-97, në ndeshjen hapëse të xhiros së 22 në Superigën e Kosovës në basketboll.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati, nga fillimi i ndeshjesh e deri në fund nuk e lëshuan epërsinë dhe e regjistruan fitoren e dytë rresht.

Koshashënuesi më i mirë te Prizreni ishte Ty Nichols me 22 pikë, derisa me double-double luajtën Derial Franklin me 17 pikë e 10 kërcimeve dhe Urim Zenelaj me 13 pikë  e 17 kërcime.

Me pikë dyshifrore luajtën edhe Mendrit Ademi (12 pikë) e Andre Walford (10 pikë), derisa debutoi edhe përforcimi i ri Keenan Warren me 13 pikë, 4 kërcime e 3 asistime.

Te Lipjani u veçuan Tamas Bruce me 22 pikë e 17 kërcime, Joshua Boutte me 20 pikë e 19 kërcime dhe Warren Winson me 15 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale e Prizrenit ndaj Lipjanit, derisa fitorja e 12 në total krahas 8 humbjeve që i ka, kurse Lipjani me 1 fitore e 19 humbje gjendet në pozitën e fundit.

Në xhiron tjetër Prizreni e pret Trepçën, kurse Lipjani udhëton në “Karagaç” për t’u përballur me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga